Këto janë gjobat për ata që shkelin vendimin e kufizimit të lëvizjes

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar për gjobat që do t’u jepen atyre që nuk i përmbahen vendimeve të Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Siç njofton Ahmeti në “Facebook”, nga 1000 deri 2000 euro gjobë do t’u jepen personave fizik, e 3000-8000 euro atyre juridik.

“Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000€ – për person fizik; 3000-8000€ – për person juridik;”, ka njoftuar Ahmeti.

Kujtojmë se dje në të gjitha komunat në vend janë vendosur shirita në sheshe nga Policia e Kosovës me vendim të Qeverisë për të ndaluar grumbullimin e njerëzve.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 170 raste pozitive me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 4.

Numri i të shëruarve është 24.