Këto janë disa prej projektligjeve që u miratuan sot në mbledhje të Qeverisë

Me propozimin e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, kabineti qeveritar ka marrë vendim për miratimin e disa projektligjeve që prekin fushën e tregtisë.

Një ndër to është edhe projektligji për pantent për të cilin ministrja Hajdari tha që avancon në fushën e pronësisë industriale.

“Projektligji për patenta është një nga 5 aktet e reformës ligjore në fushën e pronësisë industriale, ky akt cakton qartë kushtet dhe mënyrë e regjistrimit të patentës, njohjen e së drejtës së përparësisë si dhe pajisjen me cerifitikat të mbrojtjes suplementare”, tha ajo.

Tutje ministrja tregoi edhe disa detaje të tjera të cilat i parasheh ky projektligj.

“Projektligji parasheh saktë përgjegjësisë e agjencisë së pronësisë industriale, thjeshton procedurat administrative dhe rritë efiçiencën dhe efektshmërin e tyre. Nxitja dhe mbrojtje e krijimtarisë intelektuale është kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit”, theksoi ajo.

Ndërsa për miratimin e projektligjit për Dizajnin Industrial, ministrja Hajdari tha që edhe ky projektligj është në përputhje me legjislacionin e BE-së.

“Ky projektligj është projekt tjetër në fushën e pronësisë industriale, poashtu i hartuar në përputhje me legjislacionin e BE-së. Projektligji përcakton rregullat e thjeshta të procedurave që duhet ndjekur për të mbrojtur dizajnin industrial. Projektligji i jep mbrojtje të duhur si pronarëve vendas ashtu edhe atyre të huaj duke mundësuar njohjen e regjistrimit ndërkombëtar”

“Përmirëson mbrojtjen e dizajnit industrial përmes rrugëve gjyqësore që në rastin e Kosovës nënkupton gjykatën komerciale”, shtoi ajo.

Kabineti qeveritar poashtu miratoi edhe projektligjin për Mbrojtje të Konkurrencës për të cilin ministrja e tregtisë, Rozeta Hajdari tha se mbulon zbrazëtitë dhe sanon të metat e legjislacionit të deritanishëm.

“Kemi arritur një projektligj të thukët që definon qartë rolin e autoriteti të konkurrencës, përcakton procedurat që ndjek autoriteti në hetimin e parregullsive në treg, përkufizon marrëveshjet dhe veprimet e ndaluara që cenojnë konkurrencën si dhe parasheh gjoba të efektshme në pajtim me legjislacionin e BE-së”, tha ajo.

Përveç miratimit të këtyre projektligjeve, në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka marrë vendim për shkarkimin dhe emërimin e disa bordeve të ndërmarrjeve publike regjionale.

Bordet e përkohshme që u emëruan sot nga qeveria