Ilustrim

Këto do të jenë pagat në shëndetësi sipas koeficientit të ri

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është bërë me dije se vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik këtë vit do të jetë 105 euro.

Sipas koeficientit të ri për nëpunësit publik në sistemin shëndetësor paga më e lartë do të jetë për drejtorin e SHSKUK-së në vlerë prej 1 mijë e 470 euro me koeficient 14, ndërkaq paga më e ulët do të jetë për ndihmës Infermier me koeficient 4.5 që në pagë përkthehet 472.5 euro.

Sipas listës për nëpunësit publik në sistemin shëndetësor në ligjin për paga ceket koeficienti i të gjitha pozitave.

Në dhjetë kategoritë Drejtues të Shëndetësisë hynë pozita e drejtorit të SHSKUK-së në vlerë prej 1 mijë e 470 euro me koeficionet 14, shëndetësia e nivelit tretësor, Drejtor i Institucionit koeficienti 13.4 ndërsa paga 1 mijë e 407 euro, drejtues në shëndetësinë e nivelit tretësor e Mjekësor me koeficient 13, paga 1 mijë e 365 euro, shëndetësia e nivelit dytësor Drejtor i institucionit koeficienti 13 paga 1 mijë e 365 euro.

Lista vazhdon me shëndetësinë e nivelit tretësor, drejtor i Klinikës apo Shërbimit Klinik me koeficient 12.5 dhe pagë 1312.5 euro, shëndetësia e nivelit dytësor drejtor mjekësor me koeficient 12.5 dhe pagë 1312.5 euro, shëndetësia e nivelit parësor me koeficient 12.5 dhe pagë 1312.5 euro, shëndetësia e nivelit tretësor shef reparti me koeficient 12.3 dhe paga 1291.5 euro, shëndetësia e nivelit dytësor shef reparti koeficienti 12.2 dhe paga 1 mijë e 281 euro, shëndetësia e nivelit parësor shef në Mjekësi i Mjekësisë Familjare koeficienti 12 dhe paga 1 mijë e 260 euro.

Mjek specialist, Mjek specialist i Mjekësisë Familjare, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist Klinik, Psikolog Klinik Specialist kanë vlerën e koeficientit 12 ndërsa pagën 1 mijë e 260 euro.

Mjek në Specializim, Ekspert i Fizikës Mjekësore, Psikolog Klinik në Specializim kanë vlerën e koeficientit 8 ndërsa paga 840 euro.

Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist, Mjek Veterinar / Fizikan Mjekësor në Specializim /Inspektorë shëndetësor dhe farmaceutik kanë vlerën e koeficientit 7.4 dhe paga 777 euro.

Psikologu Klinik me vlerën e koeficientit 7 dhe pagë 735 euro.

Kryeinfermier i nivelit tretësor i shëndetësisë e ka vlerën e koeficientit 6.4 ndërsa paga 672 euro.

Kryeinfermier i nivelit sekondar i shëndetësisë me koeficient 6.2 ndërsa pagë 651 euro.

Kryeinfermier dhe Kryeinfermierë në Edukim të Vazhdueshëm Profesional në nivelin parësor të shëndetësisë ka vlerën e koeficientit 6 dhe paga 630 euro.

Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik – Niveli tretësor i shëndetësisë -Bachelor janë me koeficient 5.6 dhe pagë  588 euro.

Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2 – Niveli sekondar i shëndetësisë -Bachelor kanë koeficientit 5.5 që paga i bie të jetë 577.5 euro.

Infermier, Infermier në edukim të vazhdueshëm, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Vete – Niveli parësor i shëndetësisë -Bachelor kanë vlerën e koeficientit 5.4 dhe pagën 567 euro.

Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist në nivelin tretësor i shëndetësisë me shkollë të mesme ka koeficientin 5.3me pagë 556.5 euro.

Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist në nivelin sekondar i shëndetësisë me shkollë të mesme ka koeficient në vlerë 5.2 euro dhe paga 546 euro.

Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist, niveli parësor i shëndetësisë me shkollë të mesme ka koeficientin 5.1 dhe paga 535.5 euro.

Ndërsa paga më e ulët është ndihmës Infermier me koeficient 4.5 euro me pagë 472.5.

Gjatë konferencës për media, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra tha se ligji për paga do të hyjë në fuqi me datën 5 shkurt.

“Nga dhjetori e deri në këtë javë është punuar në mënyrë intensive për klasifikimin e pozitave” – tha ai.