Këtë vit, dy kryevepra botërore do të jepen në teatrin e qytetit të Mitrovicës

Në Mitrovicë vijnë dy kryevepra botërore “Duke pritur Godon” nga regjisori Kushtrim Mehmeti dhe “Mbledhje ne Parlament” nga regjisorja Elmze Nura.

Teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” ka paralajmëruar dy shfaqje që do të ndodhin këtë vit.

“Duke pritur Godon” me tekst të Samuel Beckett, është një vepër e madhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila lë publikun ta zgjeroj imagjinatën në kundërvështrime të ndryshme. Kjo shfaqje në esencë është e hapur për interpretime filozofike, religjioze dhe psikologjike.

Shfaqja tjetër që do të vij në Mitrovicë nga regjisorja Elmaze Nura “Mbledhje në Parlament” është një komedi me tekst te Raz Conney. Kjo shfaqje është realizuar nga regjisor të ndryshëm në botë.