Këtë person të dyshuar për falsifikim të parave, po e kërkon Policia (FOTO)

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për falsifikim të parave që ka ndodhur në fshatin Tërstenik të Drenasit.

“Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim për media.

Policia ka theksuar se pret informacionet nga qytetarët që kontribuojnë në identifikimin, lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij.