Këta janë zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se prej 4,748 të zyrtarëve të lartë publikë, 14 nuk e kanë deklaruar pasurinë, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 4,684 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor.

“Të gjithë zyrtarët e lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë brena afatit të paraparë ligjor dhe të cilët nuk kanë arsyetime të bazuara për mos-deklarim, AKK do të veproj sipas ligjit, respektivisht kodit penal ku mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në vitin e kaluar (2021) nga numri i përgjithshëm, prej 4,721 zyrtarëve, 96 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit të rregullt ligjor.

Më poshtë mund të gjeni listën e zyrtarëve që nuk deklaruan pasurinë:

Në këtë list janë zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt: