Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këta janë tetë anëtarët e emëruar në KQZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, para dy ditësh ka emëruar tetë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KALLXO.com mëson se anëtarë të emëruar janë: Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ibrahim Selmonaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gordana Laban Zuvić nga Lista Serbe, Rifat Krasniç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Fazli Stollaj nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.

Emërimin e këtyre zyrtarëve në KQZ nga Osmani –Sadriu, për KALLXO.com i ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.