Këta janë të arrestuarit e PSD-së në protestën kundër vizitës së kryetares së Speciales

Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate pasi protestuan me mjete tymuese kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe një takimi të saj në një hotel në Prishtinë me shoqërinë civile.

Genc Sherifi për Kallxo.com ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë: Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Gent Ibrahimi dhe Agron Kabashi.

Pavarësisht situatës së krijuar, takimi ka vazhduar.

KËTU mund ta gjeni videone  arrestimit të Dardan Molliqajt.

Tym e arrestime, protesta e PSD-së kundër vizitës së kryetares së Speciales – VIDEO