Këta janë profesorët e rregullt të emëruar nga Senati i UP-së

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka emëruar edhe profesorët e rregullt të fakulteteve të ndryshme.

Në Fakultetin Filozofik u emëruan Bekim Baliqi, Lindita Sejdiu Rugova dhe Shkumbin Munishi.

Në Fakultetin Ekonomik u emëruan Hysen Ismajli dhe Gazmend Qorri, kurse në atë Juridik, Azem Hajdari.

Në Fakultetin e Mjekësisë u zgjedh Asime Qorraj Bytyqi dhe në atë të të Bujqësisë, Skender Muji.

Sot senati i UP-së ka zgjedhur edhe asistentët, profesorë asistentët dhe profesorët e asocuar, sipas konkursit të datës 22 tetor 2019.

UP-ja kishte hapur konkurs me 22 tetor të vitit 2019 për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik.

Kurse kriteret për emërimin në këtë pozitë janë të rregulluara me rregulloren e UP-së të 1 tetor 2019.