Foto: KALLXO.com/ 07.02.2020

Këta janë profesorë asistentët që u emëruan nga Senati i UP-së

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka zgjedhur profesorë asistentët për disa fakultete të ndryshme, sipas konkursit të datës 22 tetor 2019.

Asistentët për Fakultetin Filozofik u zgjedhën:  Shemsi Krasniqi, Sabri Kiçmari, Anton Vukpalaj, Njomza Llulaku, Ardian Kastrati, Jehona Lushaku, Ardian Gola.

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore u zgjedhën:  Albert Maxhuni, Elber Bajrami dhe Eliot Bytyqi.

Në Fakultetin Filologjisë u emëruan: Shpëtim Elezi, Isa Sulvesi, Muhamet Jahiri dhe Lindita Gjikolli.

Në Fakultetin Juridik u emëruan 6 asistentë: Dren Toli, Flutra Tahiraj, Florent Mucaj, Flamur Hyseni, Qerkin Berisha, Islam Pepaj.

Kurse, në atë të Ekonomikut u emëruan: Alban Elshani, Vlora Brenaj, Gentrit Berisha, Luljeta Elezaj, Lekë Ulaj.

Në Fakultetin e Ndërtimtarisë u emërua vetëm një profesorë asistentë, Ymer Uka që mori votat e senatit.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike profesorë asistentë u votuan në senat: Admir Rexhepi, Arben Gjukaj, Gazmend Kabashi, Vezir Rexhepi, Hëna Maloku Berzati, Zenun Kastrati.

Kurse, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike u zgjodhën: Ferit Idrizi, Drenusha Krasniqi, Riad Ramadani, Ramdan Duraku.

Kurse në Fakultetin e Mjekësisë u emëruan: Merita Qorolli, Jeton Shatri, Kreshnike Dudushi, Sanije Hoxha Gashi dhe Valon Krasniqi.

Në atë të Arteve u zgjodh vetëm një profesor asistentë: Rreze Kryeziu Breznica.

Fakulteti i Bujqësisë u bë me këta profesor asistentë: Bardhyl Noci, Rreze Gecaj, Muhamet Zogaj dhe Driton Çaushi.

Në atë të Edukimit Fizik u emëruan: Florian Miftari, Bardh Gjinovci dhe Malsor Gjonbalaj.

Kurse në Fakultetin e Edukimit: Adhurim Rasimi, Rozafa Ferizi Shala, Vjollca Ahmeti dhe Florent Bunjaku. Në atë të Arkitekturës u emëruar vetëm një, ajo është Arta Gjonbazi.

Në këtë mbledhje të senatit po ashtu u miratua edhe rregullorja për proceset e përgatitjes për ri akreditim institucional të programeve studimore të UP-së.

Po ashtu u miratuan edhe “Anëtarët e Nderit të Universitetit” me rastin e 50 vjetorit të UP-së.

UP-ja kishte hapur konkurs me 22 tetor të vitit 2019 për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik.