Këta janë numrat e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar shortin për numrat e kandidatëve të partive, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, që do të mbahen me 15 mars.

Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do ta mbajë numrin 10; Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë numrin 11; ndërsa Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje do ta mbajë numrin 12.

Sot edhe zyrtarisht ka filuar fushata për zgjedhjet në komunën e Podujevës, e cila do të zgjasë deri më 13 mars, data 14 do të jetë heshtje ndërsa më 15 mars qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

Numri i votuesve në komunën e Podujevës është rreth 86 mijë, ndërsa KQZ ka kufizuar shpenzimet e subjekteve në 43 mijë e 433 euro ose 0.5 euro për votues

 

Filloi fushata për zgjedhjet në Podujevë