Këta janë nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet

Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga komunitetet pakicë janë votuar në Kuvend si nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Ata u votuan me 91 vota për, dy kundër dhe dy abstenime.

Kurse, si nënkryetarë të parë janë zgjedhur Arbërie Nagavci nga VV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK, që u zgjodhën me me 104 vota për , një kundër dhe tri abstenime.

Kurse, kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca nga VV me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime.

Glauk Konjufca zgjedhet Kryetar i Kuvendit

www.kallxo.com