Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këta janë kandidatët që garojnë për postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTK- së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur emrat e kandidatëve që kanë konkuruar në konkursin për drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Bordi i RTK-së ka bërë të ditur se në garë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm janë: Adriana Kutllovci, Arben Berisha, Bekim Hasani, Burhan Lata, Fadil Hoxha, Fahredin Shehu, Fisnik Derguti, Fitore Miftari, Gjergj Filipaj, Hysen Hundozi, Mehmet Kalisi, Orhan Hajrizi, Remzije Zeqiraj, Shkumbin Ahmetxhekaj, Valentina Saraçini, Zenel Hajrizi.

“Komisioni do të verifikojë aplikacionet bazuar në kriteret e konkursit dhe brenda afateve të caktuara kohore, do të përpilojë listën finale dhe do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim”, thuhet në njoftim e Bordit të RTK-së.