Kryesia e LDK, Foto: KALLXO.com

Këta janë kandidatët e LDK-së për ministra

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka prezantuar kandidatët që do të kenë poste në Qeverinë që mund të drejtohet prej tij.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Hoti tha se këta do të jenë anëtarët e Qeverisë së tij:

Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër, Hykmete Bajrami- ministre e Financave, Besian Mustafa – ministër I Bujqësisë, Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës, Anton Quni – ministër i Mbrojtjes, Agim Veliu – ministër i Punëve të Brendshme, Abran Abrashi – ministër i Infrastrukturës dhe Armend Zemaj – ministër i Shëndetësisë.