Dita botërore e teatrit, ndarja e çmimeve | Foto: MKRS

Këta janë fituesit e çmimeve vjetore për teatrin për vitin 2021

Në Ditën Botërore të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet kombëtare vjetore për teatrin.

Çmimi për vepër jetësore në teatër, iu dha aktores Kumrije Hoxha.

Ndërkaq, çmimin vjetor për aktorin më të mirë, e mori Ernest Malazogut.

Çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë, i takoi veprës së David Alen Mamet dhe Arian Krasniqit: “+18”,

Çmimi vjetor për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar i është ndarë aktorit Mentor Zymberaj dhe dramaturgut Jeton Neziraj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatrin, për 2021, është mbajtur me 27 mars 2022 në Kino ARMATA në Prishtinë.