Foto: Urim Kransiqi/KALLXO.com

Këta janë disa prej drejtorëve të koalicionit LVV-PDK në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilani, Alban Hyseni ka prezantuar disa prej drejtorëve të Komunës së Gjilanit.

Kryetari Hyseni ka prezantuar një pjesë të ekipit të koalicionit LVV – PDK në Gjilan, duke i emëruar 9 nga 12 drejtorë komunal që do të jenë në Gjilan.

“Bazuar në marrëveshjen e parimeve, sot, është bërë emërimi i drejtorëve të rinj komunalë. Transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do të na përcjellin gjatë tërë mandatit”, është thënë në njoftimin e kësaj komune.

Po ashtu, Leonora Morina Bunjaku nga PDK është emëruar edhe nënkryetare e Komunës së Gjilanit. Në zgjedhjet e fundit lokale, Morina Bunjaku ishte kandidate për kryetare nga PDK.

Tutje është treguar se ka mbetur që të emërohen edhe Nënkryetarit për Komunitete dhe tre drejtorë tjerë.

“Jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale” është thënë në njoftim.

Tutje është treguar që Hyseni ka thënë se ekipi do të plotësohet në ditët në vijim.

“Ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim. Na priftë e mbara”, thuhet se ka thënë Hyseni.

Ekipi i drejtorëve në Komunën e Gjilanit:

Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku

Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti

Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci

Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi

Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani

Tutje është treguar se ka mbetur që të emërohen edhe Nënkryetarit për Komunitete dhe tre drejtorë tjerë.