Gjakova (Ilustrim)

Këta janë asamblistët e Gjakovës (DOKUMENT)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listën e kandidatëve që kanë zënë vend në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Në Kuvendin e Gjakovës në 4 vitet e ardhshme do të përfaqësohen 6 parti me 35 asamblistë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka fituar më së shumti asamblistë, gjithsej 11. Më pas renditet Lëvizja Vetëvendosje me 10, PDK-ja me 5, PSHDK-ja me 4, LDK-ja me 4 si dhe Nisma Socialdemokrate me 1.

KËTU mund ta gjeni listën e plotë të asamblistëve të Kuvendit të Gjakovës.