Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këta janë 5 personat në garë për pozitën e Sekretarit të Zyrës së Kryeministrit

Pesë persona ia kanë mësyrë pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

ZKM së fundmi publikoi emrat e pesë kandidatëve të cilët kanë plotësuar kushtet për të vazhduar garën për të qenë sekretar në kryeministri.

Për këtë pozitë kishin aplikuar nëntë kandidat ndërsa lista përfundimtare për këtë pozitë pritet të shpallet më së largu deri më 19 korrik 2022.

Këta janë emrat e publikuar nga ZKM për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në kryeministri: Arben Krasniqi, Bejtush Isufi, Florim Canolli, Kushtrim Brahimaj dhe Lulzim Beqiri.