Këta janë 3 futbollistët që do t’i mungojnë Kosovës në ndeshjen e nesërme
Kombëtarja e Kosovës pritet t’i kthehet ndeshjeve zyrtare, ku nesër në ora 18:00 do të ballafaqohet me kombëtaren e Gjeorgjisë.
Por për këtë ndeshje Kombëtarja e Kosovës nuk mund të llogaritë në tre futbollistët, që tash e një kohë janë pjesë e rëndësishme e ekipit.
Milot Rashica, Bersant Celina dhe Lirim Kastrati nuk do të mund të kontribuojnë për ndeshjen e nesërme.
Rashica nuk mund të luaj për shkak të rregullave të përcaktuara nga Federata e Futbollit të Anglisë, ndërsa Celina dhe Kastrati për shkak se gjatë këtij afati kalimtar kanë ndryshuar ekipet e tyre, ku ata kanë luajtur deri më tani dhe janë duke u marrë me procedurat e klubeve përkatëse.
Celina është prezantuar te skuadra e Ipswich Toën dhe për këtë arsye ka munguar edhe në stërvitjet e djeshme që ekipi kombëtar ka zhvilluar në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ .
Po ashtu edhe Lirimi Kastrati , deri dje futbollistë i Dinamo Zagrebit tash e tutje karrierën si futbollist do ta vazhdojë tek Legia e Varshavës.