Alain Giresse, trajneri i kombëtares së Kosovës në Futboll | Foto: KALLXO.com

Këta janë 23 futbollistët që Giresse i fton për debutimin e tij tek Kosova

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet në kuadër të ndeshjeve miqësore për muajin mars.

Ky është grumbullimi i parë i Giresse si përzgjedhës i Kosovës.

Kosova fillimisht me 24 mars do të përballet me Burkina Fason, ndërsa me 29 mars do të ketë përball Zvicrën.

Në listën e ftuar nga Giresses, nuk mund të llogaritë në shërbimet e Arbër Zenelit dhe Besart Celinës, por vërehet edhe mungesa e Bernard Berishës e Leart Paqaradës. Po ashtu në këtë listë nuk shihet ndonjë futbollistë nga Superliga e Kosovës në Futboll.

Në listën e Giresse mungojnë edhe Herolind Shala, Hekuran Kryeziu e Besart Halimi.

Po ashtu është bërë e ditur se trajneri i Kosovës do të mbajë një konferencë për media të hënën me 21 mars duke filluar nga ora 11:00 ndërsa stërvitja e parë e Kosovës do të zhvillohet një ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe kundërshtarët e Kosovës,Burkina Faso dhe Zvicra kanë bërë listen e tyre për ndeshjet kundër Kosovës