Këta janë 10 futbollistët më të paguar në botë

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, mbetet si dy futbollistët më të paguar në futbollin profesionist.

Më herët në krye të kësaj liste ishte Messi por që kalimi i Ronaldos tek Manchester United, bëri që në krye të listës të rikthehet Ronaldo raporton Forbes.

Ronaldo pritet që të fitojë 125 milionë dollarë ( 91.5 milion funte) ndërsa Messi pritet që të fitojë 110 milionë (80.5 milion funte) e pas Messit listën e vazhdojnë edhe shokët e skuadrës së tij të re PSG-së, Neymar dhe Mbappe.

Këta janë 10 futbollistët më të paguar për sezonin 2021\2022.

  1. Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 91.5 milionë funte
  2. Lionel Messi (PSG) – 80.5 milionë funte
  3. Neymar (PSG)- 69.5 milionë funte
  4. Kylian Mbappe (PSG) – 31.5 milionë funte
  5. Mohamed Salah (Liverpool) – 30 milionë funte
  6. Robert Leëandoëski (Bayern Munich) – 26 milionë funte
  7. Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 26 milionë funte
  8. Paul Pogba (Manchester United) – 25 milionë funte
  9. Gareth Bale (Real Madrid) – 23.5 milionë funte
  10. Eden Hazard (Real Madrid) – 21 milionë funte për sezon