Këta janë 10 drejtorët e Komunës së Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka emëruar 10 drejtorët e drejtorive komunale.

Nga 10 drejtori, Shpejtim Bulliqi ka emëruar 8 drejtorë burra dhe vetëm 2 gra drejtoresha.

Njoftimi është bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga ana e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Drejtorët e ri komunal janë:

Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi.

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani.

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu.

Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu.

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi.

Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie- Shatrolli Mehmeti.

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari.

Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi.

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj.

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu.

Drejtori i Mbrojtes dhe Mjedisit nuk është emëruar dhe sipas njoftimit pritet të emërohet shumë shpejtë

‘’Ndërsa drejtori\drejtoresha e Drejtorisë e Planifikimit Urban dhe Mbrotje dhe Mjedis do të bëhet shumë shpejtë’’, thuhet në njoftimin e kryetarit Bulliqi.

Në postin e nënkryetares së Komunës është emëruar: Marigona Lahu.

Kryetari Bulliqi ka informuar po ashtu se dy drejtorë janë nga radhës e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi që Lëvizja Vetëvendosje kishte arritur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Shpejtim Bulliqi arrti që të fitojë edhe një mandat për Komunë e Podujevës pasi në garën për balotazh mposhti Ekrem Hysenin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.