Këshilltari i Thaçit kundër emërimit të Lajçakut

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, është shprehur kundër emërimit të Miroslav Lajçakut si i dërguar special i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë – Serbi.

Çollaku përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka thënë se roli i BE-së në dialog varet nga besueshmëria e tij në Kosovë.

“Nuk ka liberalizim të vizave pavarësisht plotësimit të kushteve të padrejta dhe asimetrike së bashku me emërimin e një të dërguari nga një vend që nuk e njeh janë përbërësit kryesorë të një recete për dështim”, ka shkruar Çollaku në ‘Twitter’.