Këshilltari i Presidentit Thaçi ia pa hajrin një vendimi të Qeverisë, përfitoi 10 mijë euro

Bashkim Smakaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka realizuar të hyra prej 10 mijë euro në mënyrë retroaktive nga një vendim i Qeverisë së Kosovës.

Këshilltari i Presidentit ia ka pa hajrin edhe meditjeve.

Nga deklarimi i pasurisë në Agjensionin Kundër Korrupsion gjithashtu bëhet e ditur se ai ka marrë 266 euro e 40 cent nga meditjet për udhëtim, ndërsa pagën mujore e ka 1 mijë e 812 euro.

Ai nuk qëndron keq as me para të gatshme.

Smakaj ka mbi 24 mijë euro para të gatshme në bankë, gruaja e tij ka mbi 2 mijë euro, dy fëmijët kanë mbi 1 mijë euro, ndërsa fëmija i tretë ka 280 euro.

Nga kursimet dhe kreditë ai posedon mbi 34 mijë euro pasuri të luajtshme.

I njëjti ka dy shtëpi banimi, njëra në vlerë prej 65 mijë euro dhe përfshinë vitin 1999 – 2000, ndërsa tjetra përfshinë vitin 2001 – 2008 dhe kapë vlerën e 50 mijë euro.

Këto shtëpi janë të deklaruar pasuri familjare – LINK.