Foto: MPJ
Këshilltari i Pacollit: AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re
29.5.2020 - 12:43
Aleanca Kosova e Re nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re dhe do të vazhdojë të jetë opozitë.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari i liderit të AKR-së, Jetlir Zyberaj në rrjetin social “Facebook”.
Ky postim vije pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi në favor të dekretit të presidentit Thaçi për ta mandatuar për kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së.
Qeveria e re do të formohet me shumicën e partive që kanë ulëse në Kuvend përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në dhe AKR-në.