Këshilltari i Osmanit: U.D presidentja po kërcënohet me jetë

Faton Peci këshilltar i Ushtrueses së Detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ajo ka kohë të gjatë po kërcënohet edhe me jetë.

Ai ka theksuar se Osmani është politikane që e ka kapërcyer stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

“Fushata e egër kundrejt U.D. presidentes ka që një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcyer stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim. Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë, është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar, është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!”, ka shkruar Peci në Facebook.

Këshilltari i Osmanit ka publikuar edhe një koment kërcënues që i është bërë Osmanit, përmes rrjetit social Facebook.

Foto: Faton Peci/Facebook
Foto: Faton Peci/Facebook