Foto: Facebook/ Blerim Latifi

Këshilltari i Kadri Veselit: Zyrtarët e AAK-së e kanë detyruar Elez Blakajn ta lëshojë Kosovën

Zyrtari i PDK-së e kandidati për deputet, Blerim Latifi, ka thënë se zyrtarët e AAK-së e kanë kërcënuar prokurorin Elez Blakaj në lidhje me çështjen e veteranëve të luftës.

Latifi në Debat Plus në Tv Dukagjini ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të AAK-së, Burim Ramadani, i cili ka mbrojtur deklaratat e kryetarit të partisë së tij, Ramush Haradinaj, se në Dukagjin ka pasur mbi 30 mijë ushtarë.

“Vetë zyrtarët e AAK-së e kanë kërcënuar prokurorin Elez Blakaj dhe i njëti është detyruar të ikë nga Kosova”, tha Blerim Latifi, i cili është këshilltar i kryetarit të PDK-së dhe kandidat nga kjo parti për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.