Këshilltari i Ilir Metës: S'i morën seriozisht paralajmërimet e sizmologëve

 

Flamur Gashi, këshilltari në kabinetin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për paralajmërimet që Shqipëria ka pasur për rreziqet nga tërmetet.

Gashi ishte mysafir në emisionin “Jeta në Kosovë” dy ditë pasi Shqipëria u godit nga një tërmet 6.4 ballësh që la mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ai tregoi se kishin pasur paralajmërime për rreziqet nga tërmetet.

“Patëm informacione nga seizmiologë të njohur…se Shqipëria është vatër e zonave sizmike dhe mund të ketë lëkujndje këtë vit dhe nuk e kemi marrë seriozisht”, tha Gashi,

Ai gjithashtu foli lidhur me një letër zyrtare që sipas tij Presidenti Meta I kishte dërguar institucioneve të ndryshme dhe kryeministrit për paralajmërimet lidhur me tërmetet.

“Presidenti para disa muajsh e ka dërguar një letër në drejtim të kryeministrit për të pyetur nëse kemi emergjencë cfarë masash mund të marrim. Shqipëria llogaritet të jetë zonë termike sepse ka fërkim të pllakave tektonike. Absolutisht asnjë përgjigje, ka qenë një deklaratë e kryeministrit… është thënë se ‘Presidenti po qet fall..’, tha Gashi.

Në debat lidhur me këtë panelistë janë: Flamur Gashi- këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta; Venera Goxha- doktor shkence për Arkitekturë, Menaxhim të Planifikimit Urban dhe Ambient; Misin Misini- profesor universitar dhe Kreshnik Gashi- redaktor në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ i cili ka përcjellë nga tereni reagimin e ekipeve emergjente pas tërmetit në Shqipëri.