Foto: Facebook/Srpska Lista

Këshilltari i Departamentit të Shtetit takoi liderët e Listës Serbe

Gjatë vizitës në Kosovë, pas takimeve me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar edhe me liderët e Listës Serbe.

Sipas njoftimit të Listës Serbe, liderët e saj me këshilltarin e Departamentit të Shtetit kanë diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

Në këtë takim, zyrtari amerikan ishte i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Zyrtarët e Listës Serbe kanë braktisur institucionet e Kosovës pas vendimit për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq, pasi kishte refuzuar të zbatonte vendimet zyrtare të Qeverisë.