Këshilli Shtetëror i Cilësisë ua rikthen akreditimet Universiteteve Publike dhe Kolegjeve private

Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë(KShC), në kuadër të Agjencionit të Kosovës për Akreditim(AKA) ka vendosur që t’ua mundësojë institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat, që ta bëjnë rivendosjen e stafit akademik brenda institucionit, në mënyrë që t’u vazhdohet akreditimi programeve që kanë pasur akreditim.

Universitetet publike dhe kolegjet private, janë këshilluar nga bordi i KShC-së që t’i rivendosin bartësit e programeve në vendin ku kanë qenë, kur kanë fituar akreditimin e mëhershëm.

Anëtari i KSHC-së, Xhavit Rexhaj sqaron për KALLXO.com se programet që kanë qenë të akredituara më herët dhe kanë pasur akreditim valid, janë kthyer.

Ai ka treguar se institucionet me një qasje afirmative, për programet e akredituara që kanë qenë në vazhdim, bordi ua ka lejuar ta bëjnë zhvendosjen e personelit.

“Institucionet kanë bërë zhvendosje të personelit të cilat i kanë humbur akreditimet nëpër vende të ndryshme, duke u munduar t’i plotësojnë kushtet e reja ata i kanë shkelur kushtet e akreditimit fillestar. P.sh. e kanë qit një aplikacion për akreditim të ri në Biznes, mirëpo për ta bërë stafin e Biznesit kanë marrë dikë që është i akredituar në Administrimin e Biznesit. Duke dashur të kalojnë programin e ri kanë marrë në qaf programin e vjetër me akreditim valid.”, ka sqaruar Rexhaj.

Tutje, profesori ka thënë se KShC ka lejuar që këto institucione ta bëjnë kthimin e stafit në programin valid dhe mos të humbasin akreditimin për programet që kanë qenë në vazhdim.

Në anën tjetër, programet e reja me të cilat kishin aplikuar universitetet publike dhe kolegjet private, Rexhaj thekson se ‘95 apo 99 për qind nuk kthehet asnjë vendim’.

“Çdo program i ri i cili nuk është lejuar për akreditim dhe çdo kërkesë për riakreditim nëse është refuzu 99 për qind, s’e kemi tërhequr atë vendim dhe ka mbetur ashtu. Ato që janë me akreditim valid, në mirëkuptim me institucionet që mos me iu tërheq akreditim në gjysmë iu kemi lejuar me e kthy stafin atje ku ka qenë në kushtet e akreditimit.”, deklaroi Rexhaj për KALLXO.com.

Rexhaj më tej ka sqaruar se këto institucione të arsimit të lartë, janë të mbrojtur nga ligji nëse i mbajnë kushtet e akreditimit fillestar.

Pra, përmes këtij kompromisi, programet e reja që kishin bartësit e njëjtë dhe ishin akredituar në mbledhjen e 61-të të KShC-së, tashmë u është larguar akreditimi, meqenëse institucionet kanë vendosur që ta kthejnë stafin në programet adekuate.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kanë ndodhur si pasojë e vendimeve të KShC-së për vazhdimin e akreditimit të programeve ekzistuese të akredituara, aprovimin për akreditim të programeve të reja, si dhe tërheqjen dhe refuzimin e tyre.

 

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

Afër 50 për qind e drejtimeve në Universitetin e Pejës do mbyllen

Mitrovicasit mbesin pa Fakultetin Juridik dhe të Edukimit

Universiteti publik i Gjakovës mbetet pa Fakultetin e Edukimit

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Universitetit të Ferizajt i mbyllen mbi 50 për qind të programeve të studimeve

Universiteti i Prizrenit me minus nëntë drejtime

Lista e programeve që nuk u akredituan në UBT

Lista e programeve që nuk u akredituan në “AAB”

Programet e Kolegjit “Universum” që dështuan të akreditohen

Sa programe nuk iu akredituan Kolegjit ‘Iliria’?

 “Riinvest” kërkoi tërheqjen e akreditimit për programet e vjetra

Kolegjit “Pjetër Budi” nuk i akreditohen tre programe

Kolegjit “Juridica” pa akreditim për tre programe

“Universi” pa akreditim në programet e Infermierisë

Kolegjit “Dardania” nuk i akreditohet një program

Kolegji “Tempulli” me minus katër programe

Kolegjit “ISPE” i refuzohet akreditimi i programeve të reja për vitin e ri akademik

Akademisë së Kosovës për Siguri Publike i vazhdohet akreditimi

Refuzohet akreditimi i një programi në Fakultetin e Studimeve Islame

Kolegjit “Biznesi” i refuzohet akreditimi në dy programe

Kolegjit amerikan (A.U.K) i refuzohet akreditimi i tri drejtimeve të reja

‘Rezonanca’ pa akreditim në 11 programe

Kolegjit “FAMA” i refuzohet akreditimi i tri programeve

Kolegjit “Heimerer” iu refuzua akreditimi në pesë programe