Këshilli Prokurorial siguron për mbështetje të plotë të Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate për media ka sqaruar se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbështetje të plotë nga anëtarët e Këshillit.

Këshilli Prokurorial thotë se Lumezi vazhdimisht është vlerësuar maksimalisht për punën e tij sipas standardeve më të larta.

“Andaj, çfarëdo tendence për inskenime të mundshme që kane për qëllim destabilizimin institucional, cenimin e integritetit, mandatit dhe prestigjit të Kryeprokurorit të Shtetit, do të dështojnë”, thuhet në njoftim.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ Kushtetues i pavarur dhe i paanshëm, nuk do të lejojë asnjë interferim apo çfarëdo interesi nga jashtë, përfshirë edhe dëshirat e partive politike, individëve të caktuar dhe grupeve të interesit të ndikojnë në punën dhe mandatin e bartësve të sistemit prokurorial, përkatësisht të Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet tutje në njoftim.