Foto: KPK

Këshilli Prokurorial i reagon Albulena Haxhiut: Nuk kem nevojë për mbështetjen e askujt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka thënë se Këshill Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor  nuk do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë nëse ata nuk punojnë bashkërisht për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Ndaj kësaj deklarata ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës duke thënë se ky institucion nuk ka nevojë për mbështetjen e Ministrisë.

“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial nuk ka nevojë që të mbështetet nga askush, aq më pak nga pushteti ekzekutiv, sepse Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit i mbron Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, e jo vullnetet politike”, thuhet në reagimin e KPK.

Tutje, KPK ka theksuar se besimi i publikut në institucionet e drejtësisë nuk mund të fitohet duke i atakuar këto institucione sepse kjo nuk i kontribuon bashkëpunimit të institucioneve”.

“Në vend të atakimeve, denigrimeve dhe dezinformatave për institucionet e pavarura, në këtë rast ndaj KPK-së, Ministria e Drejtësisë duhet të punojë që sa më parë t’i nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore që rregullojnë këtë çështje, ngase Këshilli Prokurorial i Kosovës është i obliguar të vazhdojë të kompensojë shërbimet e ekspertëve mjekoligjore në bazë të akteve nënligjore aktuale”, thotë KPK.

Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i është kundërpërgjigjur deklaratave të Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se “janë duke i mbyllur sytë prapa skandaleve të audio incizimeve”.

“Edhe pretendimet e ministres Haxhiu, se Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit “janë duke i mbyllur sytë prapa skandaleve të audio incizimeve” nuk qëndrojnë, sepse KPK-ja menjëherë ka filluar proceduat disiplinore ndaj një prokurori, ndërsa Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e veta lidhur me këto audio incizime në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore”, vazhdon tuje reagimi i KPK-së.

Haxhiu: Nuk do ta mbështesim KPK dhe KGjK nëse nuk e kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë