Këshilli Prokurorial i Kosovës zgjodhi kryeprokurorët e disa prokurorive

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 27.12.2024 ka mbajtur mbledhjen e 260-të në të cilën ndër të tjera janë zgjedhur kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit është zgjedhur Petrit Kryeziu. Ai do të jetë në krye të këtij insitucioni për një mandat katërvjeçar.

Arben Kadriu është zgjedhur nga KPK kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt është zgjedhur Burim Çerkini.

Kryeprokurore e Prokurorisë së Pejës është zgjedhur Lumturije Vuçetaj.

Kryeprokurorët e prokurive themelore e kanë mundësinë të rizgjidhen edhe për një mandat.

Agron Bajrami është zgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat.

Këto janë pikat e rendit të ditës që i ka miratuar Këshilli Prokurorial i Kosovës më 27.12.2024:

Miratoi Procesverbalin e Takimit të 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës;

Miratoi Raportin tremujor për periudhën korrik-shtator 2024 për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik;

Miratoi Raportin gjashtëmujor për periudhën janar-qershor 2024 të Komisionit Ad Hoc mbikëqyrës për korrupsion dhe krimet ekonomike;

Miratoi Programin e Punës së Komisionit për Vlerësimin e Performancës për vitin 2025;

Caktoi prokuroren Fikrije Krasniqi në detyrën e Udhëheqëses së Departamentit për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale;

Refuzoi ankesat për procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë;

Zgjodhi prokurorin Agron Bajrami në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apeli për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;

Zgjodhi prokurorin Arben Kadriu në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjilan për një mandat katërvjeçar;

Zgjodhi prokurorin Burim Çerkini në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;

Zgjodhi prokuroren Lumturije Vuçetaj në detyrën e Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;

Zgjodhi prokurorin Petrit Kryeziu në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;

Miratoi Raportin përfundimtar të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorisë për vlerësimin e parë të mandatit fillestar për 21 prokurorë të Grupit VII dhe

Miratoi Raport Analitik të Vlerësimit të Performancës së prokurorëve, me mandat të përhershëm, në kuadër të cikli trevjeçar.