Klasa mësimore, ilustrim
Këshilli i Prindërve në Pejë do të mbajë marsh për fillimin e mësimit
19.9.2022 - 09:49
Këshilli i Prindërve në Pejë do të mbajë një marsh sot për të kërkuar kthimin e nxënësve në shkollë.
Marshi me moton “Qeveri, SBASHK duam zgjidhje, duam rikthimin në bankat shkollore për fëmijët tanë”, do të zhvillohet në qendër të qytetit të Pejës prej orës 12:00 deri në 12:30.
Këshilli i Prindërve në Pejë ka njoftuar se kanë marrë pëlqimin e Komunës së Pejës për organizimin e këtij aktiviteti.
Greva në arsim dhe në sektorë të tjerë ka filluar nga 25 gushti dhe po vazhdon ende.
Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre përkundër që Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që të fillojë viti shkollor.