Këshilli i Nxënësve do të marshojë me moton “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”
14.4.2022 - 11:42
Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) do të mbajë marsh me moton: “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË” më 19 prill në 29 qytete të Kosovës.
KNK përmes këtij marshi ka synim të fuqizojë zërin e nxënësve të shkollave të mesme.
“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyer të marrim një hap të tillë”, thuhet në njoftim.