Këshilli i kryetarëve të komunave të Kosovës i reagon Avni Zogianit për sulm medial ndaj kryetarit të Malishevës

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës ka reaguar ndaj Zëvendësministrit në detyrë të Infrastrukturës Avni Zogiani, për siç thuhet në reagim se ky i fundit ka sulmuar pa të drejtë kryetarin e Malishevës Ragip Begaj lidhur me përhapjen e pandemisë COVID-19 .

“Në disa medie elektronike por edhe në një debat në Radio Televizionin e Kosovës, zv.Ministri në detyrë i Infrastrukturës Avni Zogiani, pa të drejtë ka sulmuar Kryetarin e Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj lidhur me përhapjen e pandemisë COVID-19 në qytetin e Malishevës “, thuhet në reagim.

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës shprehin solidaritetin e tyre me Kryetarin e Malishevës Ragip Begaj dhe me qytetarët e Malishevës.

Ndërsa reagimet dhe cilësimet e Zv.Ministrit në detyrë ndaj një Kryetari të zgjedhur të Komunës i gjykojnë të gabuara, pa bazë dhe të dëmshme në këto kohëra pandemie.

“Aq më tepër kur kryetarët e të gjitha Komunave të Kosovës pa dallim po bëjnë punë të madhe në parandalimin e përhapjes së Coronavirus duke qenë dera e parë shtetit për çdo hallë të qytetarëve “, thuhet tutje ne reagim.

Këshilli përmes këtij reagimi kanë kërkuar nga Zogjani që t’i kërkojë falje, kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj në të kundërtën, kanë kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti të marrë masa ndaj Zogianit.