Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike zgjedh dekan Isak Shabanin

Isak Shabani është zgjedhur dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nga Këshilli i këtij fakulteti. Propozimi i këtij këshilli do të votohet më pas në Senatin e Universitetit të Prishtinës.

Zgjedhjen e ka bërë të ditur vetë Shabani përmes një postimi në Facebook.

“Sot u ndjeva shumë i respektuar nga këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike pasi me shumicën e votova u zgjodha Dekan i Fakultetit për mandatin katër vjeçar”, ka shkruar ai.

Isak Shbani ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës,si “Doktor i shkencave kompjuterike”, “Magjistër i shkencave të inxhinierisë kompjuterike” dhe “Inxhinier i diplomuar i Kompjuterikës me Telekomunikacion”.

Në vitin 1999 deri në vitin 2000, kishte punuar si Mirëmbajtës dhe Instalues i pajisjeve elektronike dhe IT-së, në kampin “Bondsteel”.

Punën në Universitetin e Prishtinës e kishte filluar në vitin 2004, si ligjërues në Fakultetin ie Shkencave Matematiko Natyrore, Drejtimi i Shkencave Kompjuterike, ndërsa në vitin 2003 ishte Asistent i rregullt, në UP, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Në vitin 2007 është zgjedhur Drejtor i Teknologjisë së Informacionit, të Universitetit të Prishtinës.

Nga viti 2018, deri para se të zgjedhej dekan ka qenë Profesor i Asocuar, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Ai gjithashtu ka marr pjesë në konferenca jashtë vendit si ““Univeristy of Nysa”, Konferencë për Informatikë, në Greqi dhe në Turqi.

Më parë dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, kishte qenë  Enver Hamiti.