
Ilustrim - Një mbledhja e KGJK-së
Këshilli Gjyqësor redukton punën e gjykatave, i kërkon Qeverisë ta anulojë menjëherë vendimin që ua ul pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur me kryetarët e gjykatave ka marrë vendim që të reduktohet puna dhe të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale.
Ky vendim, sipas KGJK-së, hyn në fuqi nga dita e sotme.
Në vendimin e KGJK-së i kërkohet Qeverisë së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin e datës 23 nëntor për ulje ta pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Tutje, bëhet e ditur se Këshilli dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezentë përfaqësuesit e Qeverisë,
KGJK thekson se nëse Qeveria nuk e shfuqizon vendimin e datës 23 nëntor, Këshilli më 8 dhjetor do vendosë për masa të tjera.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim që t’ua ulë pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve ashtu siç kanë qenë para vitit 2017, kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për rritjen e tyre.
“Me këtë vendim pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës, kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, pra para datës së hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, sqaroi kryeministri.
Në vitin 2017 qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj kishte marrë vendim që tia dyfishoj vetës pagën, ky vendim kishte prekur edhe sistemin e drejtësisë.
Haradinaj vendimin e kishte arsyetuar rritjen e pagës edhe me nevojën që ka si kryeministër për të blerë kravata.
Qeveria ndryshon pagat për gjyqtarë dhe prokurorë, i kthen siç kanë qenë para vitit 2017