Foto: KGJK

Këshilli Gjyqësor nesër vendos për shtimin e aktiviteteve të gjykatave

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefin e Misionit EULEX, Lars Gunnar Wigemark.

Çështjet të cilat ishin diskutuar në këtë takimin ishin ato lidhur me situatën aktuale të sistemit gjyqësor, për sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjyqësori gjatë periudhës së pandemisë.

Pjesë e diskutimit të takimit të sotëm ishin edhe planet që KGJK i ka për rifillimin e punës në gjyqësor, si dhe prioritetet që do të përcaktohen për trajtimin e rasteve gjyqësore, në mënyrë që të bëhet procedimi sa më efikas të rasteve pas pandemisë.

Me këtë takim Çoçaj kishe shprehur falënderime ndaj znj. Apostolova dhe z. Wigemark për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit EULEX dhe Bashkimit Evropian për gjyqësorin e Kosovës, sidomos gatishmërinë e tyre për përkrahje edhe në kohën e pandemisë.

Çoçaj poaahtu kishte theksuar se KGjK mbetet i përkushtuar maksimalisht në menaxhimin e gjyqësorit, si dhe angazhimeve shtesë për të kompensuar sado pak kohën e humbur gjatë pandemisë.

Gjatë këtij takimi, Çoçaj, gjithashtu njoftoi se nesër do të mbahet mbledhjen e radhës së KGjK-së dhe do të marrim vendim për hapat e mëtejshëm me qëllim të shtimit të aktiviteteve në sistemin gjyqësor.

Ambasadorja Apostolova ka thënë se BE mbetet e përkushtuar në fuqizimin e institucioneve të Kosovës, konkretisht institucioneve të drejtësisë, duke ofruar gjithmonë mbështetje për punën e gjyqësorit.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se është me rëndësi që autoritetet gjyqësore të marrin hapat e nevojshëm për trajtimin efikas të lëndëve.

Ndërkaq, Shefi i EULEX, Wigemark, shprehu gatishmëri për ta forcuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet gjyqësorit dhe EULEX-it për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosov”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.