
Ilustrim - Një mbledhja e KGJK-së
Këshilli Gjyqësor kërkon nga Avokati i Popullit ta dërgoj në Kushtetuese ligjin për paga
Këshilli gjyqësor i Kosovës përmes një kërkese drejtuar Avokatit të Popullit ka kërkuar që të inicioj procedurë në Gjykatën Kushtetuese për kontroll të kushtetutshmërisë së ligjit për paga të sektorit publik.
Sipas Këshillit ligji për pagan në sektorin publik është në kundërshtim më Kushtetutën, më ligjin për gjykatat, në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit dhe opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian.
Mbi Bazën e kësaj KGJK ka kërkuar nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta ligjore e kushtetuese të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese.
Njoftimi i plotë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës:
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me datë 15 shkurt 2023 dorëzoi kërkesën tek Institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e procedurës për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.
Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19, prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese.