Pamje nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës lanson Pasqyrën e Performancës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka lansuar Pasqyrën e Përformancës. Kjo platformë online paraqet mundësinë e qasjes në të dhënat mbi punën e gjyqësorit.

Sipas Këshillit përmes kësaj platforme do të shfaqen grafika dhe tabela për lexim të lehtë me indikatorë kyç siç janë shkalla e efikasitetit, ose lëndët e pranuara dhe të zgjidhura, trendet e shkallës së efikasitetit si dhe vëllimi i lëndëve të vjetra për secilën Gjykatë dhe për gjyqësorin në tërësi, si dhe normat e produktivitetit të gjyqtarëve individual.

Pasqyra e Performancës është dizajnuar nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë JSSP për të forcuar më tej transparencën dhe llogaridhënien gjyqësore në Kosovë në mënyrë të re dhe novatore.

Kjo vegël online hap një dritare mbi punën e gjyqësorit duke paraqitur të dhënat e performancës në një platformë të lehtë për përdorim për përdoruesit të gjykatës, avokatët, shoqërinë civile, media dhe publikun e gjerë. Njofton Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Sipas njoftimit të dhënat e performancës së gjykatave do të jenë në dispozicion në Pasqyrën e Performancës në baza tremujore, kurse të dhënat nga 2017-2019 tashmë janë ngarkuar në platformë, duke rritur qasjen e publikut në të dhënat e performancës gjyqësore për vitet e kaluara.

Në fund të njoftimit thuhet se lansimi i Pasqyrës së Përformancës synon përmirsimin e transparencës dhe llogaridhënies gjyqësore ndaj qytetarëve dhe kjo po bëhet përmes projektit JSSP të USAID -it ,në të cilin përfshihet edhe rritjen e shkallës së publikimit të aktgjykimeve gjyqësore me mbi 120%, lansimi i anketimit online për përdoruesit e gjykatës, dhe mundësimi i qasjes së publikut në të dhëna mbi ankesat dhe vendimet disiplinore ndaj gjyqtarëve.