Ilustrim - Mbledhja e 294 e KGjK-së

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në veri

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) gjatë ditës pritet të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në një përgjigje për KALLXO.com, KGJK ka bërë të ditur se do diskutohet për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Gjyqtarë, zyrtarë policorë e personel administrativ të cilët po mbanin pozita në institucionet e Kosovës në komunat veriore me shumicë serbe kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

E gjitha erdhi pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, pas refuzimit dhe rezistencës për moslëshimin e fletëqortimeve për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.

Derisa, deputetët e Listës Serbe zyrtarisht kanë dorëzuar sot dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.