Ilustrim

Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare dënon sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane i Shtëpisë së Bardhë (WHNSC) ka dënuar sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë.

Sipas një reagimi në Twitter, WHNSC thotë se po e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit.

”Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe për t’u rimëkëmbur (nga ky sulm kibernetik)” – thuhet mes tjerash në deklaratën e WHNSC-së.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.