Këshillat e Mjekut nga Kosova për kancerin e qafës së mitrës

Kanceri cervikal i prek qelizat e qafës së mitrës  që është pjesa e poshtme e mitrës e cila lidhet me vaginën.

Gjinekologu Memli Morina ka treguar për KALLXO.com se si shkaktohet kjo sëmundje dhe si bëhet parandalimi.

Sipas tij ky kancer shkaktohet nga infeksioni me disa tipe të HPV (human papilloma virus) i cili është infeksion që bartet me marrëdhënie seksuale.

“Jo gjithmonë infeksioni me HPV shkakton kancer. Zakonisht sistemi imun e pengon HPV që të shkaktojë dëm në organizëm, por në disa raste HPV mbijeton dhe bën që qelizat e qafës së mitrës të bëhen kanceroze. Për t’u mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës duhet ta bëni rregullisht PAP testin dhe ta merrni vaksinën për mbrojtje nga infeksioni ne HPV” thotë Morina.

Sipas doktorit kanceri i qafës së mitrës në fazat e hershme nuk jep asnjë shenjë ose simptomë.

“Shenjat që shfaqen në fazat më të avancuara të sëmundjes janë: Gjakderdhja vaginale (pas marrëdhënieve seksuale, në midis të ciklit ose në menopauzë) Sekrecionet vaginale të shtuara, me erë të rëndë që mund të jenë ujore ose me gjak Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale dhe dhimbja në pelvik “ thotë ai.

Sipas Morinës faktorët e rrezikut të kancerit të qafës së mitrës janë të shumtë.

“ Numri i madh i partnerëve seksual. Sa më shumë partnerë seksualë që ka një grua dhe sa më shumë partnere seksuale që ka pasur partneri i saj, aq më i madh është rreziku për infeksion me HPV. Fillimi i aktivitetit seksual në moshë të re. Infeksionet tjera që barten me narrëdhënie seksuale si klamidia, sifilisi, gonorea, HIV/AIDS, e rrisin rrezikun për infeksion me HPV. Dobësimi i sistemit imunitar, duhanpirja” tha ai.

Doktori thotë se për ta parandaluar kancerin e qafës së mitrës duhet të bëheti rregullisht PAP testin dhe të ndjeket një mënyrë e shëndetshme e të jetuarit dhe  por edhe marrëdhënie seksuale të sigura.

“PAP testi është një analizë e cila i zbulon ndryshimet prekanceroze të cilat kur zbulohen mund të trajtohen dhe të parandalohet përparimi i sëmundjes në ka