Këshillat e Mjekut: Gabimet që bëhen në marrjen e mostrës së urinës për analizë

Kur njerëzit kanë dyshime për infeksione urinare gjëja e parë që për të cilën udhëzohen është një analizë e quajtur urinokulturë, por ky proces kërkon që edhe pacienti të jetë mirë i informuar për mënyrën e marrjes se mostrës, thotë për KALLXO.com biokimisti Afrim Kotori.

“Faza para analitike paraqet njërën nga hallkat kryesore te procesit analitike dhe është faza e cila me se shumti ndikon ne kualitetin e rezultateve te marruar. Për këtë ne në laboboratore klinike themi se 2/3 e gabimeve gjate procesit analitik janë te kësaj faze” thotë Kotori.

Sipas tij gabimet mund të bëhen në marrjen e e mostrës, trajtimin, etiketimin, përpunimin, alokimin, apo ruajtjen dhe transportin.

“Është shume me rendësi që të kërkohet analiza e nevojshme dhe në kohën e duhur. Shpesh herë kërkohen numër i madh i analizave me qëllim qe sa më parë të arrihet te diagnoza por ndoshta një analizë e vetme kyçe për vendosjen e diagnozës mungon . Kjo rrezikon pacientin , vonon vendosjen e diagnozës dhe fillimin e terapisë dhe, shkakton shpenzime te tepërta” thotë ai.

Ndërsa për mostrën e urinës doktori thotë se është e rëndësishme që urina e mëngjesit nëse nuk dorëzohet brenda dy orëve nga mbledhja e saj të futet në frigorifer.

“Urina e rastësishme mund të mblidhet në çdo kohë. Këto mostra zakonisht janë të kënaqshme për shqyrtimin rutinë dhe për studimet citologjike.Koleksioni i pjesshëm përdoret për të krahasuar përqendrimin e një analiti në urinë me koncentrimin e tij në gjak” thotë ai.

Sipas Kotorit urina duhet te mblidhet ne kontejnerë të pastër dhe të thatë plastike ose qelqi me kapaciteti 50-3000 ml.