Këshilla shëndetësore të pavërteta për coronavirusin që duhet t’i injoroni

 

Coronavirusi po përhapet në më shumë vende të botës dhe për momentin nuk ka ndonjë kurë të njohur.

Fatkeqësisht kjo nuk i ka ndaluar këshillat shëndetësore, të rënditura nga të padobishme, relativisht të padëmshme, deri në ato të rrezikshme, shkruan BBC.

Ne kemi shikuar disa prej tyre që janë shpërndarë më shumë online, dhe çfarë në të vërtetë thotë shkenca për to.

Hudhra

Shumë postime të shpërndara në Facebook rekomandojnë ngrënien e hudhrës për të parandaluar infektimin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se “Përderisa është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë karakteristika antibakteriale”, nuk ka ndonjë evidencë se hudhra mund t’i mbrojë njerëzit nga coronavirusi.

Në shumë raste këto mjete shërimi nuk janë të dëmshme në vetvete, për sa kohë nuk ju pengojnë të ndiqni këshillat më bazë mjekësore. Por kanë potencial për të qenë të dëmshme.

‘The South China Morning Post’, raportoi për historinë e një gruaje që kishte marrë tretman në spital për ndezje të rëndë fyti pasi kishte konsumuar 1.5 kg hudhër të papërpunuar.

Në e dimë në përgjithësi se ngrënia e frutave, perimeve dhe uji mund të jenë të mira për të qenët i shëndetshëm. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë evidencë se një ushqim specifik do ju ndihmojë të luftoni këtë virus.

‘Mrekullia e mineraleve’

‘Jordan Sather’, ‘Youtuber’, që ka mijëra ndjekës në platforma të ndryshme, ka deklaruar se “Një shtesë e mrekullueshme minerale”, e quajtur MMS, mund ta “zhduk” coronavirusin.

Përmban dioksid klorik- një zbardhues.

‘Sather’ dhe të tjerët promovuan substancën edhe para përhapjes së coronavirusit, në Janar ai shkroi në twitter, “Dioksidi i klorit nuk ka efekt vetëm në mbytjen e qelizave kancerogjene, mund të zhduk coronavirusin gjithashtu”.

Vitin e kaluar, administrata amerikane për ushqime dhe ilaçe paralajmëroi rreth rrezikut ndaj shëndetit nëse pimë MMS. Autoritetet shëndetësore në vendet tjera kanë lëshuar alarmet gjithashtu.

‘FDA’ thonë se “Nuk kanë njohuri që ndonjë hulumtim të ketë shfaqur këto produkte si të sigurta dhe efektive për trajtimin e ndonjë sëmundje”. Ata paralajmërojnë se konsumimi i tyre mund të shkaktojë marramendje, të vjellura dhe simptoma të shumta të dehidratimit.

Sanitatori për duar i bërë në shtëpi

Ka pasur shumë raportime për mungesë të shamponëve për duar, pasi larja e duarve është qelës për shmangien e përhapjes së virusit. Këto raportime për mungesë nisën në Itali, kështu filluan edhe recetat për këtë shampon të bërë në shtëpi nëpër rrjete sociale.

Shamponi me bazë alkooli zakonisht përmban zbutës, që i bën më të butë në lëkurë, me përmbajtje alkooli prej 60-70 %.

Profesoresha Sally Bloomfield, në shkollën e higjienës dhe mjekësisë tropikale në Londër, tha se ajo nuk beson se ju mund të bëni një sanitarizues efektiv në shtëpi- madje edhe vodka përmban 40% alkool.

Për pastrim të sipërfaqeve, qendra amerikane për kontroll thonë se edhe dezinfektuesi më i zakonshëm në shtëpi duhet të jetë efektiv.

Argjendi i pijshëm

Përdorimi i koloidit të argjend ishte promovuar në shfaqjen e televangjelistit amerikan Jim Bakker.

Argjendi koloidal është një pjesë e vogël metali e shthurur në lëng. Një mysafirë në program pretendoi se kjo zgjidhje vret disa shenja të koronavirusit brenda 12 orëve (duke pranuar se nuk është testuar ende në  Covid-19). Kjo ide se mund të jetë efektive për koronavirusin është shpërndarë gjerësisht në Facebook, pjesërisht nga grupet e “lirisë mjekësore” të cilët janë shumë të dyshimtë nga këshillat mjekësore në internet.

Përkrahësit e argjendit koloidal deklarojnë se mund të trajtojë gjitha llojet e problemeve shëndetësore, me funksion të antiseptikëve, dhe gjithashtu ndihmon sistemin imunitar. Por nuk ka ndonjë këshillë të qartë shëndetësore nga autoritetet shëndetësore amerikane për ndonjë evidencë se ky lloj argjendi është funksional për ndonjë problem shëndetësor. Më e rëndësishmja, mund të shkaktojë efekte anësore serioze përfshirë dëmtim të veshkëve, kriza nervore dhe argjiri (një gjendje që e kthen lëkurën tuaj në ngjyrë të kaltër).

Ata thonë se , përkundër hekurit dhe zinkut, argjendi nuk është metal që ka ndonjë funksion në trupin e njeriut.

Pirja e ujit çdo 15 minuta

Një postim i kopjuar, dhe postuar nga shumë llogari facebooku, citon një “mjek japonez” i cili rekomandoi pritjen e ujit çdo 15 minuta për të pastruar ndonjë virus që mund të ketë hyrë nga goja. Një version në gjuhen arabe është shpërndarë më shumë se 250,000 herë.

Profesor Bloomfield tha se nuk ka absolutisht asnjë të dhënë se kjo do ju ndihmojë.

Viruset e ajrit hyjnë në  trup përmes rrugëve të frymëmarrjes, disa prej tyre mund të ju hyjnë në gojë, por edhe konsumimi konstant i ujit nuk do pengojë kapjen nga këto viruse. Megjithatë, pirja e ujit në përgjithësi është një këshillë e mire mjekësore.

Nxehtësia dhe shmangja e akulloreve

Ka shumë lloje të këshillave që sugjerojnë se nxehtësia e vret viruset, prej rekomandimit për të pirë ujë të nxehtë , dushi i nxehtë, ose përdorimi i tharëses së flokëve.

Një postim i shpërndarë nga dhjetëra përdorues në rrjete sociale nëpër vende të ndryshme-dhe në mënyrë të rrejshme i atribuohet UNICEF-it- pretendon se pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell do vrasë virusin, dhe  thonë se akullorja  duhet të shmanget.

Charlotte Gornitzka, e cila punon në UNICEF për dezinformatën e coronavirusit, tha: “Një mesazh i gabuar i kohëve të fundit në internet … duke pretenduar të jetë një komunikim i UNICEF se tregon se shmangia e akullores dhe ushqimeve të tjera të ftohta mund të ndihmojnë në parandaliin e shfaqjes së sëmundjes. Kjo është, natyrisht, plotësisht e pavërtetë ”.

Ne e dimë se viruset nuk mbijetojnë jashtë trupit gjatë verës, por në nuk e dimë ende si ndikon nxehtësia në coronavirusin e ri.

Përpjekja për të ngrohur trupin apo ekspozimi në diell që me sa duket e bënë jo të mirëpritur-është komplet joefektive, sipas Prof. Bloomfield.

Nëse virusi hyn në trup, nuk ka mënyrë për ta mbytur atë-trupi juaj duhet ta luftojë për ta hequr.

Jashtë trupit,  “për ta mbytur virusin në mënyrë aktive ju nevojiten temperatura rreth 60 gradë”,  tha Prof Bloomfiled-shumë më nxehtë se banja apo sauna.

Pastrimi i shtresave të shtratit apo peshqirëve enë 60 gradë është ide e mirë, pasi mund të vrasë çdo virus. Por nuk është opsion i mirë për larjen e lëkurës.

Gjithashtu prija e lëngjeve të nxehta apo dushi i nxehtë nuk do ndryshojë temperaturën aktuale të trupit, e cila mbetet stabile vetëm nëse jeni të sëmurë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!