Këshilla sesi të mbrohemi nga COVID-19 - VIDEO

Salih Ahmeti, Infektolog ka dhënë disa këshilla sesi duhet të mbrohemi që mos të infektohemi nga virusi COVID-19.

Sipas doktorit, coronavirus nuk transmetohet nga ajri por vetëm me kontakt të drejtpërdrejtë.

“Pastrimi i duarve sa më i shpeshtë dhe kjo jep rezultate të mira. Mos-prekja e sipërfaqes së fytyrës me duar gjatë kollitjes, edhe nëse ndodh të mbulohet me faculetë dhe të hudhet në vende të caktuara, të mbahet distanca nga 1 deri në 3 metra. Në duhet fillimisht të ruajme veten tonë e më pas edhe të tjerët. Edhe nëse një familje në mesin e vet nuk ka ndonjë anëtarë të infektuar, nëse i merr me përpikmëri këto masa atëherë mundësia e marrjes së virusit është zero”, ka thënë Ahmeti në një intervistë për KALLXO.com.

“Virusi nuk përhapet me rrugë ajrore në distancë, nuk merret me anë të mjeteve të ndryshme sociale dhe nëse njerëzit mbajnë një vetë-karantinë shtëpiake nuk kanë mundësi të marrin virusin. Unë mendoj që këto dy javë të jenë vendimtare që të arrijmë të lokalizojmë infeksionin dhe vendet  ku më pas të pengojmë rrethin e dytë të përhapjes. Respektimi i përpiktë i masave do të ishte shumë i rëndësishëm në pengimin e përhapjes së infeksionit”, ka thënë tutje ai.

“Çdo kontakt i njerëzve i shtuar pa diskutim që bart me vete rrezikshmëri i bartjes së infeksionit, nuk është e lehtë izolimi por qytetarët duhet të kenë durim. Së pari duhet të kenë kujdes për vete për familjet e tyre. Ata nuk duhet të kenë kontakte të shumta sepse rrezikojnë bartjen e infeksionit prej njërit person në tjetrin”, ka thënë doktori Salih Ahmeti.

 

Intervistë: Salih Ahmeti-Infektolog

Intervistë: Salih Ahmeti-Infektolog

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 18 mars 2020