Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
KESCO gjobitet nga AIP për shkelje të privatësisë së konsumatorëve
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike Sh.A – KESCo.
Siç njofton AIP, gjoba u shqiptua për mosndëmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët.
AIP thotë se ka pranuar disa ankesa nga qytetarët se KESCo ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke u lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve.
Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCo ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore.
Po ashtu është njoftuar se veprimi i agjencisë për shqiptimin e gjobës ndaj KESCo është ndërmarrë pas fushatës ndërgjegjësuese që AIP ka zhvilluar në muajin shkurt të vitit 2024, me të gjitha kompanitë që bëjnë shpërndarjen e faturave, me ç ‘rast nga to ka kërkuar zbatimin e detyrimeve ligjore që ato kanë ndaj konsumatorëve.
Me qëllim të përgatitjes së kushteve, AIP thotë se ka kërkuar nga kompanitë që deri më 30 qershor 2024, të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e të dhënat personale.
“Siguria e të dhënave personale është një e drejtë themelore e qytetarëve dhe mbrojtja e këtyre të dhënave duhet të jetë prioritet për çdo kompani që i përpunon të dhënat personale” – thuhet në njoftim.
AIP paralajmëron se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nga kompanitë private dhe institucionet publike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Lidhur me këtë rast, Kallxo.com ka kontaktuar me kompaninë dhe është në pritje të një përgjigjeje nga ana e sa