Foto: Denis Sllovinja / Termocentral , Obiliq , Kek

KESCO dhe KEDS i kanë borxh 50 milionë euro KEK-ut për rrymën që e kanë marrë

Mbi 50 milionë euro është borxhi i Kompanisë për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS bashkë me Kompaninë për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu gjatë raportimit para komisionit parlamentar për ekonomi.

“Borxhi është arsyetuar për shkak të mungesës së mjeteve. Borxhi mund të jetë mbi 50 milionë euro”, tha ai.

Ky borxh është për rrymën elektrike që këto kompani kanë marrë nga KEK-u që nga shtatori i vitit të kaluar.

Ferat Shala nga Partia Demokratike të Kosovës, ka kërkuar sqarime nga ZRrE nëse ka bërë ankesë apo shkresë për ta obliguar KEDS për shlyerjen e borxhit.

Ndërkaq KALLXO.com që nga 19 janari ka dërguar pyetje në KEDS në lidhje me arsyen e borxhit ndaj KEK-ut por që nuk ka pranuar përgjigje.