Kërmilli gjigant afrikan që futi në karantinë Floridën

Një kërmill gjigant afrikan ka detyruar një qytet në Florida që të futet në karantinë, raporton CNN.

Kërmijtë paraqesin një rrezik për shëndetin për njerëzit, sepse ata mbartin një parazit të quajtur krimb i mushkërive të minjve, i cili mund të shkaktojë meningjit.

Karantina do të zgjasë dy vite, por ndryshe nga karantina e koronavirusit, banorët e Port Richey ndalohen vetëm të lëvizin bimë, pleh dhe materiale ndërtimi jashtë qytetit të tyre.

Ato mund të prodhojnë deri në 2500 vezë në vit, kështu që popullsia është e vështirë të kontrollohet.

Karantina hyri në fuqi më 25 qershor dhe i pengon banorët të lëvizin kërmillin ose sendet e lidhura me to, si bimët dhe tokën, brenda ose jashtë zonës së caktuar të karantinës. Banorët që mendojnë se kanë pikasur një kërmilli gjigant tokësor afrikan, këshillohen të telefonojnë linjën telefonike të FDACS dhe të shmangin prekjen e kërmillit pa doreza për shkak të rrezikut të meningjitit.